Presidenti i Republikës Serbe, Millorad Dodik, ka reflektuar për fushatën në SHBA një ditë para zgjedhjeve dhe ka theksuar edhe një herë mbështetjen e tij për Donald Trump.
Me këtë rast, Dodik tha se Republika Serbe meriton një Amerikë që respekton marrëveshjen e Dejtonit të Bosnjë-Hercegovinës.
“Sistemi që kanë SHBA-të dhe Bosnje-Hercegovina bazohet në parimet e kontrollit dhe ekuilibrit, për të garantuar barazinë dhe për të parandaluar dominimin e njërës palë. Ashtu si në Amerikë, shteti më i populluar i Kalifornisë nuk mund të imponojë vullnetin e tij ndaj të gjithë aleancës, kështu që në Bosnje dhe Hercegovinë nuk mund të kalojë dhe të ketë sukses mazhoritarizmi”, theksoi Dodik në një deklaratë për Srna.
Ai shtoi gjithashtu se për shkak të gjithë kësaj, Trump do ta kuptojë shumë më mirë situatën në BiH.
Dodik përmendi se fitorja e Trump do të nënkuptojë edhe fitoren e “vlerave tradicionale”.
Kujtojmë se zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbahen më 5 nëntor dhe në garën presidenciale do të përballen Kamala Harris dhe Donald Trump.