Viktimat e luftës së Rusisë tejkalojnë shifrën 700,000 – thotë Ukraina

Evropë

Viktimat e luftës së Rusisë tejkalojnë shifrën 700,000 – thotë Ukraina

Më: 4 nëntor 2024 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Humbjet totale luftarake të forcave ruse në Ukrainë nga 24 shkurt 2022 deri më 4 nëntor 2024 arrijnë në afërsisht 700.390 personel, përfshirë 1.300 vetëm gjatë ditës së kaluar.

Kjo është raportuar në Facebook nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, sipas Ukrinform.

Për më tepër, siç thuhet aty, Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës kanë shkatërruar 9,193 (+11) tanke ruse, 18,538 (+15) automjete luftarake të blinduara, si dhe 20,121 (+35) sisteme artilerie.

Gjithashtu, raportohet se deri më tani janë shkatërruar 369 (+0) aeroplanë, 329 (+0) helikopterë, 18,280 (+93) drone operative-taktike, 2,629 (+0) raketa, 28 (+0) luftanije/varka, 1 (+0) nëndetëse , 28.237 (+77) automjete dhe depozita karburanti, si dhe 3.587 (+3) pajisje speciale.

Ndërkohë, sipas raportimit të mediave ukrainase, deri në orën 8:30, Forcat e Mbrojtjes të Ukrainës rrëzuan 50 dronë që forcat ruse përdorën për të sulmuar Ukrainën që nga mbrëmja e 3 nëntorit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat