Ministrja e Jashtme gjermane në Kiev, kjo është vizita e saj e tetë në Ukrainë që nga fillimi i luftës

Evropë

Ministrja e Jashtme gjermane në Kiev, kjo është vizita e saj e tetë në Ukrainë që nga fillimi i luftës

Më: 4 nëntor 2024 Në ora: 17:43
Annalena Baerbock

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka arritur sot në Kiev, ku do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Ukrainë.

Këtë e ka konfirmuar gazetari i Der Spiegel, Chritoph Schult në X, duke theksuar se Baerbock ka arritur në Kiev si pjesë e vizitës së saj të tetë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.

Schult shtoi se një ditë para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, ministrja e Jashtme gjermane u zotua për vazhdim të mbështetjes për ukrainasit.

Së fundmi ministrja e Jashtme gjermane ka sugjeruar se sanksione të reja mund t’i vendosen Pyongyangut, nëse trupat e Koresë së Veriut i bashkohen Rusisë në luftën në Ukrainë.

Në anën tjetër edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka alarmuar për trupat verikoreane në Ukrainë, që i janë bashkuar trupave ruse. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat