Ukrainasit me metoda të reja për rrëzimin e dronëve rusë, fluturaket e tyre pa pilot i pajisin me rrjeta

Evropë

Ukrainasit me metoda të reja për rrëzimin e dronëve rusë, fluturaket e tyre pa pilot i pajisin me rrjeta

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

Forcat ukrainase kanë filluar të pajisin dronët me rrjeta, me qëllim që të rrëzojnë dronët rusë në fushëbetejë.

Prodhuesi i dronëve Ptashka ka shpërndarë videon e këtyre dronëve, që demonstron efektivitetin e dronëve “gjuetarë” ukrainas që kanë rrjeta që hidhen mbi dronët e rusëve.

Një demonstrim i tillë është kryer me dronët konvencional Mavic dhe Autel, që kanë të pajisur rrjetën Net Comet.

Rrjeta përfundon mbi helikat e dronëve rusë, që ia pamundëson fluturimin e lirë dronit dhe që me automatizëm bie në tokë.

Dronët e Ptashka peshojnë vetëm 373 gramë, janë shumë më të lehtë sesa ata që bartin granata apo lëndë tjera shpërthyese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat