Presidenti rus, Vladimir Putin i ka dërguar një urim privat Donald Trump-it për fitoren e tij në zgjedhje.
Kjo sipas një faqeje opozitare ruse që citon burime nga Kremlini dhe deputetë të parlamentit rus.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, kishte deklaruar më herët se Putin nuk kishte plane për të përgëzuar Trump-in, por gazetarët e “Vyorstka” raportuan se lideri rus dhe zyrtarët e lartë kanë përdorur Ministrinë e Jashtme të Rusisë për të komunikuar urimin në mënyrë informale.
Sipas burimeve të paidentifikuara të cituara nga “The Times”, ky gjest është bërë me shpresën që Trump të ulë mbështetjen ushtarake për Ukrainën nëse fiton postin e presidentit.