Ish-zëvendëskryeministri i Serbisë: Vuçiq u zemërua, priti më shumë serbë të deklaruar në Mal të Zi

Evropë

Ish-zëvendëskryeministri i Serbisë: Vuçiq u zemërua, priti më shumë serbë të deklaruar në Mal të Zi

Më: 8 nëntor 2024 Në ora: 13:39
Zharko Koraq

Rezultatet e regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi tregojnë një fakt që nuk do të ndryshojë shumë, e kjo është struktura kombëtare e popullsisë, tha ish-zëvendëskryeministri i Serbisë, Zharko Koraq në radion Drugacija.

“Ka dalë se një e treta e popullsisë është deklaruar si serbe. Njerëzit nuk e ndryshojnë aq lehtë angazhimin e tyre kombëtar. Mali i Zi duhet të mbrojë pavarësinë e tij nga brenda, është një vend i vogël por i rëndësishëm në Adriatik. Ai mund të ketë miq, por ka edhe armiq jashtë. Çelësi i gjithçkaje është pjekuria brenda, se pavarësia malazeze duhet të ruhet”, tha Koraq.

Koraq beson se kryetari i Kuvendit Andrija Mandiq ka ndryshuar retorikën e tij, se tani është për Evropën, por, siç thekson, është e qartë se çfarë mendon politikisht dhe kjo është e drejta e tij.

Koraq beson se presidenti serb Aleksandar Vuçiq ishte i zemëruar me rezultatet e regjistrimit dhe se kjo ishte më se e dukshme.

“Ai besonte se numri i serbëve do të ishte mbi 50 për qind, ishte e qartë se ishte i indinjuar nga rezultatet e regjistrimit, duket se i thanë se gjithçka do të ishte ndryshe”, shtoi Koraq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat