Dalin pamjet: Rrahje në këshillin e qytetit të Ankarasë

Evropë

Dalin pamjet: Rrahje në këshillin e qytetit të Ankarasë

Më: 8 nëntor 2024 Në ora: 18:00
Foto nga vendi i ngarjes

Një sherr shpërtheu gjatë një takimi të këshillit të qytetin turk të Ankarasë.

E gjithë kjo për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi koston e festimeve të Ditës së Republikës.

Tensionet u ndezën pas raportimeve që Këshilli Bashkiak Metropolitan i Ankarasë kishte ndarë 69 milionë lira turke (1.8 milion euro) për një koncert gjatë festimeve të Ditës së Republikës së 29 Tetorit.

U raportuan gjithashtu pretendime se 71 milionë lira (1.9 milion euro) u ndanë për një performancë të grupit të rockut, Mor ve Otesi, duke nxitur zemërim pasi disa kritikë vunë në dyshim etikën e shpenzimit të asaj shume parash gjatë një periudhe vështirësie ekonomike.

Një transmetim i drejtpërdrejtë nga këshilli tregon anëtarët duke bërtitur, duke shtyrë njëri-tjetrin dhe të tjerët duke shkëmbyer goditje.  Mbledhja e këshillit u ndërpre dhe kanë nisur hetimet rreth incidentit.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sky News (@skynews)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat