Një sherr shpërtheu gjatë një takimi të këshillit të qytetin turk të Ankarasë.
E gjithë kjo për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi koston e festimeve të Ditës së Republikës.
Tensionet u ndezën pas raportimeve që Këshilli Bashkiak Metropolitan i Ankarasë kishte ndarë 69 milionë lira turke (1.8 milion euro) për një koncert gjatë festimeve të Ditës së Republikës së 29 Tetorit.
U raportuan gjithashtu pretendime se 71 milionë lira (1.9 milion euro) u ndanë për një performancë të grupit të rockut, Mor ve Otesi, duke nxitur zemërim pasi disa kritikë vunë në dyshim etikën e shpenzimit të asaj shume parash gjatë një periudhe vështirësie ekonomike.
Një transmetim i drejtpërdrejtë nga këshilli tregon anëtarët duke bërtitur, duke shtyrë njëri-tjetrin dhe të tjerët duke shkëmbyer goditje. Mbledhja e këshillit u ndërpre dhe kanë nisur hetimet rreth incidentit.