Dronët rusë goditën një ndërtesë apartamentesh në portin e Detit të Zi të Ukrainës në Odesa vonë të premten.
Televizioni publik Suspilne ka thënë se është shkaktuar një zjarr i madh, duke cituar banorët e zonës në fjalë.
Media të tjera në qytet postuan pamjet video që tregojnë makina dhe ndërtesa të djegura dhe tym të dendur që ngrihej drejt qiellit, shkruan Reuters.
Kujtojmë, se akoma po vazhdojnë sulmet.