Ukraina sulmon me dronë fabrikën kimike të armëve në Rusi, publikohen pamjet

Evropë

Ukraina sulmon me dronë fabrikën kimike të armëve në Rusi, publikohen pamjet

Më: 9 nëntor 2024 Në ora: 16:57
Foto nga vendi i ngarjes

Ukraina ka nisur një sulm me dron në një fabrikë kimike ruse në qytetin perëndimor të Tulës, sipas shërbimit të sigurisë së vendit.

Sipas SBU, uzina kimike Aleksinsky u godit nga të paktën 13 dronë ukrainas, duke rezultuar në shpërthime dhe re tymi pas sulmit.

Një burim konfirmoi gjithashtu dëmtimin e termocentralit Aleksinskaya, duke thënë se është dëmtuar një linjë e transmetimit të energjisë 110 kV, shkruan CNN.

Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë sulmin në fabrikën e cila shtrihet rreth 200 kilometra në jug të Moskës, të nisur nga Shërbimi i Sigurisë SBU i Ukrainës dhe Forcat e Operacioneve Speciale.

Fabrika prodhon armë dhe municione për ushtrinë ruse, sipas SBU.

Bëhet e ditur se sulmi ndezi alarmet e sulmit ajror në rajone të ndryshme të Rusisë.

After an attack by Ukrainian drones, work at a chemical plant in the Tula region was disrupted and personnel evacuated, independent Russian media reported. A chemical fire broke out at the site.

Ndryshe, shërbimi i sigurisë po kryen një “operacion gjithëpërfshirës” kundër objekteve në territorin rus që janë të përfshirë në luftën në Ukrainë.

“Shkatërrimi i depove të armëve, aeroporteve ushtarake dhe ndërmarrjeve që janë pjesë e industrisë ushtarake ruse redukton aftësinë e Rusisë për të terrorizuar vendin tonë”, tha burimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat