Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq tha në Baku se fakti që ai ishte në mesin e 15 liderëve të parë botërorë me të cilët foli presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ishte një sukses i madh për Serbinë.
“Trump e njeh Serbinë shumë mirë, veçanërisht Elon Musk që ishte me të. Të jesh në mesin e 15 liderëve botërorë me të cilët foli Trump është një sukses i madh për vendin tonë”, u tha Vuçiq gazetarëve.
Vuçiq ka theksuar se Serbia duhet të jetë më e mirë nga bisedimet e tilla dhe se duhet të bëjë gjithçka për Serbinë dhe përmirësimin e marrëdhënieve me SHBA-në.
I pyetur se çfarë do të thotë fitorja e Trump në zgjedhjet amerikane, ai u përgjigj se mendon se është e rëndësishme që ka pasur një ndryshim në Amerikë.
“Mendoj se fitorja e tij solli një rreze shprese në botë”, nënvizoi Vuçiq.