Një 17 vjeçar gjerman me origjinë turke është arrestuar në Gjermani pasi kishte planifikuar një sulm me kamion në një treg Krishtlindjesh, sipas gazetës Bild.
Siç thekson gazeta, autoritetet ranë në gjurmët e 17-vjeçarit nga bisedat telefonike të përgjuara dhe komunikimet e tjera në rrjetet islamike. Agjencitë gjermane u informuan edhe nga homologët e tyre amerikanë.
Informacioni i parë nga shërbimet sekrete amerikane u dha pranverën e kaluar dhe më pas çështja u mor përsipër nga prokuroria e Flensburgut, në Schlesëig-Holstein.
“Mund të siguroj se po hetojmë një rast të planifikimit të një akti të rëndë dhune që do të rrezikonte shtetin dhe jetën e njerëzve. Një urdhër arresti është lëshuar për një 17-vjeçar”, tha për gazetën prokurori i qarkut Bird ëinterfeld.
I riu u arrestua të mërkurën e kaluar në Elmshorn, Schlesëig-Holstein dhe tani është në paraburgim, shkruan gazeta gjermane.