Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan ka bërë një deklaratë që zbulon synimin e tij për të qëndruar në pushtet pas vitit 2028, kur mbaron mandati i tij aktual presidencial.
“Si qeveri dhe si aleancë do të vazhdojmë të kujdesemi për trashëgiminë që na ka besuar populli ynë.
Për sa kohë që Zoti të na japë vite dhe për sa kohë që njerëzit të na japin mbështetje, ne do të vazhdojmë t’i shërbejmë Turqisë dhe popullit turk.”, tha ai.
Megjithatë, duhet theksuar se bazuar në Kushtetutën aktuale të Turqisë, Erdogan nuk ka të drejtë të kandidojë sërish për president në zgjedhjet e vitit 2028, por pikërisht për këtë arsye, shumë tani po përpiqen të ndryshojnë Kushtetutën./