Gjermania drejt zgjedhjeve, ministrja e Brendshme paralajmëron për ndërhyrje nga hakerët e huaj

Evropë

Gjermania drejt zgjedhjeve, ministrja e Brendshme paralajmëron për ndërhyrje nga hakerët e huaj

Më: 12 nëntor 2024 Në ora: 21:17
Foto ilustrim

Ministria e Brendshme e Gjermanisë thotë se vendi duhet të mbrohet nga kërcënimet e sigurisë kibernetike me zgjedhjet në prag.

“Me synimin për zgjedhjet e ardhshme federale, ne duhet të mbrojmë gjithashtu demokracinë tonë në botën dixhitale”, tha Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser në një postim në mediat sociale.

“Ne duhet të jemi veçanërisht të përgatitur kundër kërcënimeve nga sulmet e hakerëve, manipulimit dhe dezinformimit,” shtoi ajo.

Media gjermane raportoi se vendi ka të ngjarë të shkojë në kutitë e votimit për zgjedhjet e parakohshme më 23 shkurt, pasi qeveria e koalicionit trepalësh të kancelarit Olaf Scholz u shpërbë për shkak të konfliktit të brendshëm javën e kaluar.

Për këto zgjedhje, “niveli i kërcënimit në fushën e sigurisë kibernetike mbetet i lartë”, për shkak të pushtimit të vazhdueshëm rus të Ukrainës, sipas raportit vjetor nga Zyra Federale e Gjermanisë për Sigurinë e Informacionit.

Ministria identifikoi 22 grupe të Kërcënimit të Përparuar të Përhershëm (APT) që kryejnë spiunazh kibernetik kundër autoriteteve publike dhe bizneseve private, thuhet në raport.

Qeveria ka identifikuar gjithashtu disa dobësi kritike në muret e zjarrit dhe sistemet VPN që duhet të adresohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat