Scholz para Bundestagut - sinjal për fushatën zgjedhore?

Evropë

Scholz para Bundestagut - sinjal për fushatën zgjedhore?

Më: 13 nëntor 2024 Në ora: 08:34
Kancelari Olaf Scholz

Me deklaratën qeveritare që kancelari Scholz jep sot në Bundestag doduhet të bjerë edhe gongu për fushatën zgjedhore. Po si qëndron puna me projektet e lëna përgjysmë?

Pas dështimit të koalicionit trepartiak në Gjermani, kancelari Olaf Scholz (SPD) do të japë për herë të parë një deklaratë në Bundestag të mërkurën, ku pritet të flitet për zgjedhjet e reja për Bundestagun dhe çështjen e votëbesimit. Më pas pritet një duel retorik me kandidatin e CDU , Friedrich Merz, por edhe kryeministrin bavarez, Markus Söder. Pas përfundimit të koalicionit qeverisës javën e kaluar, fillimisht pati mosmarrëveshje për afate që lidheshin me  datën e votëbesimit edhe atë të zgjedhjeve, por të martën fraksionet SPD dhe Unioni ranë në ujdi.

Zgjedhjet e parakohshme u vendosënpas ditë debatesh të zhvillohen më 23 shkurtdhe Scholz mund të kërkojë votëbesimin më 16 dhjetor. Vetëm pas këtyre vendimevem kreu i CDU në opozitë, Merz është gati të vendosë për ligje së bashku me koalicionin kuq-gjelbër nëse është e nevojshme. Merz e ka situatën më të mirë, pa të koalicioni i socialdemokratëve me Të Gjelbrit nuk ka shumicën e duhur.

Buxheti me një qeveri të re federale

Pasi ujdisë për një datë për zgjedhjet ka pasur reagime nga opozita. Kreu i grupit rajonal të CSU, Aleksandër Dobrindt i shuajti shpresat për zbatimin e projekteve qeveritare të mbetura në gjysmë të rrugës. "Ne nuk do të mbledhim mbeturinat e rënies së një koalicioni të dështuar," tha Dobrindt në "Morgenmagazin" të ZDF të mërkurën. Partitë e Unionit do të punojnë me qeverinë vetëm për projekte "që janë absolutisht të nevojshme dhe që kanë një afat kohor”.

Dobrindt këmbënguli që të respektohen kërkesat e formuluara nga Unioni: "Së pari çështja e votëbesimit, pastaj projektet e përbashkëta mund të vendosen nëse janë të nevojshme." Megjithatë, është e diskutueshme nëse diçka mund të vendoset "në kohë”, theksoi ish-ministri Federal i Transportit. Ne shohim relativisht pak mundësi, shpjegoi ai. Ai përmendi projektet për forcimin e Bundeswehrit si një shembull të bashkëpunimit të mundshëm.

Por kreu i grupit rajonal të CSU hodhi poshtë miratimin e projekteve të tilla si rritja e kontributit të fëmijëve ose miratimin e një pakete masash emergjente për ekonominë: "Ne nuk kemi një buxhet për vitin 2025," theksoi Dobrindt. "Tani nuk do të jemi në gjendje të hartojmë buxhetin për vitin 2025, me këdo, brenda pak ditësh”. Kjo është detyra e një qeverie të re federale. Nuk ka "shumicë për projektet e koalicionit” në Bundestag./DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat