Në Krime hidhet në erë vetura me kapitenin e marinës ruse - Pamjet

Evropë

Në Krime hidhet në erë vetura me kapitenin e marinës ruse - Pamjet

Më: 13 nëntor 2024 Në ora: 12:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Një veturë ka shpërthyer në rrugët e qytetit Sevastopol të Krimesë së pushtuar nga rusët, ku humbi jetën një ushtarak rus që ishte prapa timonit, ka njoftuar kreu i administratës ushtarake të këtij rajoni Mikhail Razvozhayev që u emërua nga rusët.

Ndërsa mbetet e paqartë se kush qëndron prapa “incidenti”, dhjetëra oficerë rusë të përfshirë në luftë kundër Ukrainës janë gjetur të vdekur në rrethana të dyshimta në Rusi apo në territoret e pushtuara nga rusët në Ukrainë.

Razvozhayev ka konfirmuar se i vrari ishte oficer ushtrie dhe se shkaku i shpërthimit mbetet për t’u hetuar, duke mos e përjashtuar mundësinë e sabotimit.

Kanali Baza në Telegram, ka identifikuar të vrarin si Valery Trankovsky, 47-vjeç, kapiten i klasit të parë në Flotën ruse të Detit të Zi.

Radio Evropa e Lirë dhe Radio Liria raportuan se Trankovsky kishte shërbyer më parë si shef i stafit të brigadës së anijeve të përfshira në luftë në Ukrainë, ku anijet nën komandën e tij kishin lansuar sulme raketor me predhat Kalibr.

Media ruse Mash shkruan se Trankovsky ishte nën mbikëqyrje për më shumë se një javë dhe se një pajisje e improvizuar shpërthyese ishte vendosur nën veturë, që është aktivizuar nga distanca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat