Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka miratuar reduktimin e përfitimeve për ushtarët e plagosur që marrin pjesë në pushtimin e Ukrainës.
Shuma aktuale maksimale e kompensimit është 3 milionë rubla (pothuajse 29 mijë dollarë), por ashpërsia e dëmtimit nuk është marrë parasysh deri më tani.
Ndryshimi i miratuar tani ndan lëndimet në tri kategori. Pagesa për një dëmtim "të rëndë" mbetet 3 milionë rubla (pothuajse 29 mijë dollarë), ndërsa për një dëmtim "të vogël" një milion rubla (pothuajse 10 mijë dollarë). Për "lëndime të tjera të lehta", ushtarët do të kompensohen me 100 mijë rubla (960 dollarë).
Dekreti i nënshkruar nga Putin nuk specifikon se si do të klasifikohet ashpërsia e lëndimeve.
Ndërkohë, Rusia inkurajon qytetarët e saj që të nënshkruajnë kontrata me ushtrinë, duke ofruar përfitime financiare.
Në vend që të urdhëronte një valë të re mobilizimi, Putin urdhëroi që një bonus një herë për rekrutët e rinj ushtarakë për të shërbyer në Ukrainë të rritet në 400 mijë rubla (mbi 4.600 dollarë), duke dyfishuar pagesën fillestare prej 195 mijë rubla (2.260 dollarë) të premtuara për rekrutët në shtator 2022.
Në tetor, forcat ruse në Ukrainë pësuan humbjet e tyre më të rënda qe nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë.
Sekretari britanik i Mbrojtjes John Healey tha se sipas inteligjencës britanike, Rusia kishte 41.980 të vrarë dhe të plagosur në tetor.