Në Krimenë e pushtuar nga rusët është shembur ura në Dzhankoy-Maslove, duke dëmtuar edhe binarët nën të që kalonte treni.
Kjo urë shfrytëzohej për transportim mallrash, përfshirë dërgesat ushtarake.
Përfaqësues të administratës së atjeshme fillimisht nuk kanë zbuluar shkakun e shembjes, kurse ekipet emergjente ruse kanë njoftuar se nuk ka të lënduar.
Më vonë “komiteti hetues” i rusëve, tha se ura u shemb si pasojë e peshave të rënda mbi të cilën kalonin, duke tejkaluar peshën e lejuar.
Në këtë zonë është mbyllur trafiku dhe ishte një urë lidhëse mes qarkut ukrainas Dzhankoy dhe gadishullit të Krimesë, që është nën kontrollin e rusëve.