Kapet kokainë me vlerë 2.3 milionë euro në portin e Pireut

Evropë

Kapet kokainë me vlerë 2.3 milionë euro në portin e Pireut

Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 20:45
Foto ilustrim

Një sasi e madhe droge është zbuluar nga policia greke në Portin e Pireut.

Droga, e llojit kokainë me vlerë 2.3 milionë euro, u gjet në një kontejner me banane, të ardhur nga një vend i Amerikës së Jugut.

Inspektorët e doganës pasi kanë kryer analizën lokale të rrezikut, duke përdorur një algoritëm, kanë sekuestruar kontejnerin e dyshimtë.

Më pas janë gjetur dhe sekuestruar nga inspektorët doganor 50 pako me lëndë narkotike (kokainë) me peshë bruto rreth 51 kg.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat