Një sasi e madhe droge është zbuluar nga policia greke në Portin e Pireut.
Droga, e llojit kokainë me vlerë 2.3 milionë euro, u gjet në një kontejner me banane, të ardhur nga një vend i Amerikës së Jugut.
Inspektorët e doganës pasi kanë kryer analizën lokale të rrezikut, duke përdorur një algoritëm, kanë sekuestruar kontejnerin e dyshimtë.
Më pas janë gjetur dhe sekuestruar nga inspektorët doganor 50 pako me lëndë narkotike (kokainë) me peshë bruto rreth 51 kg.