Orban: BE të rishqyrtojë sanksionet ndaj Rusisë në mënyrë që të ulen çmimet e energjisë

Evropë

Orban: BE të rishqyrtojë sanksionet ndaj Rusisë në mënyrë që të ulen çmimet e energjisë

Më: 15 nëntor 2024 Në ora: 11:02
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban. Fotografi nga arkivi.

Bashkimi Evropian duhet të rishqyrtojë sanksionet kundër Rusisë, pasi ato po mbajnë të larta çmimet e energjisë dhe po pengojnë konkurrencën ekonomike të bllokut, tha kryeministri hungarez, Viktor Orban.

Udhëheqësit e BE-së kanë nënshkruar një deklaratë për konkurrencën gjatë samitit të tyre joformal të mbajtur javën e kaluar.

“Çmimet e energjisë patjetër duhet të ulen. Kjo nënkupton se sanksionet duhet të rishqyrtohen sepse sipas politikës aktuale të sanksioneve, çmimet e energjisë nuk mund të ulen”, tha Orban gjatë një interviste për radion publike hungareze.

Orban tha se kompanitë amerikane një të katërtën e shumës që paguajnë shtetet evropiane për gazin dhe rrymën, një disavantazh që nuk mund të tejkalohet me mënyra të tjera.

Që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Orban ka qenë kritik i zëshëm i sanksioneve të BE-së kundrë Moskës dhe të ndihmës financiare dhe ushtarake që blloku ka dhënë për Ukrainën.

Përderisa shtetet në perëndim të Evropës kanë bërë përpjekje serioze për të hequr dorë nga energjia ruse, Hungaria merr 80-85 për qind të gazit nga Rusia dhe 80 për qind e furnizimeve të saj të naftës së papërpunuar e merr po ashtu nga Moska./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat