Kandiq për letrën e Krstiqit ku ai pranon fajin për gjenocid: Serbia e pështyn në heshtje, ai konsiderohet si tradhtar i ‘botës serbe’ dhe narrativës për Srebrenicën

Evropë

Kandiq për letrën e Krstiqit ku ai pranon fajin për gjenocid: Serbia e pështyn në heshtje, ai konsiderohet si tradhtar i ‘botës serbe’ dhe narrativës për Srebrenicën

Më: 15 nëntor 2024 Në ora: 14:40
Natasha Kandiq

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, tha se letra e të dënuarit të Hagës dhe ish-komandantit të Korpusit Drina të Ushtrisë së Republika Srpska, Radislav Krstiq, në të cilën ai pranonte fajin për gjenocidin në Srebrenicë dhe shprehte keqardhje, është e rëndësishme jo vetëm për Serbinë, por edhe për viktimat.

Kandiq tha se nuk është e rëndësishme nëse dëshmia e Krstiqit është e sinqertë, por se është shumë më e rëndësishme që “dikush që ishte komandant i Korpusit të Drinës, i cili mori pjesë në ekzekutimin e gjenocidit, e pranoi atë, me shumë detaje, me argumente të mëdha”.

“Është diçka e rëndësishme jo vetëm për Serbinë, por edhe për viktimat. Pavarësisht se kanë kaluar shumë vite nga ngritja e aktakuzës dhe gjykimi ndaj Krstiqit, ka ardhur momenti që ai ta thotë.

Ai nuk i ka ndryshuar pikëpamjet e tij për vite me radhë, nuk e ka njohur atë gjenocid, edhe pse ka paraqitur kërkesa për lirim të parakohshëm, por tani po shkruan një letër që të jetë në dispozicion të publikut”, tha Kandiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat