Një pensionist 74-vjeçar nga Surbo i Leçes në Itali është arrestuar nga policia me akuzën e posedimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Kanë qenë denoncimet e qytetarëve që kanë vënë policinë në gjurmët e shpërndarësit të moshuar.
Gjatë kontrolleve në banesë atij iu gjetën rreth njëzet doza kokainë, së bashku me gjithçka që duhej për të peshuar dhe përgatitur drogën.
Sipas të dhënave, i moshuari kishte qenë i dënuar me herët për vepra të ndryshme penale.