Biseda Scholz-Putin! Kryeministri polak kritikon kancelarin gjerman: Askush s’e ndal dot presidentin rus me telefonata

Evropë

Biseda Scholz-Putin! Kryeministri polak kritikon kancelarin gjerman: Askush s’e ndal dot presidentin rus me telefonata

Më: 17 nëntor 2024 Në ora: 18:52
Putin, Tusk, Scholz

“Asnjë telefonatë nuk mund të ndalojë agresionin rus në Ukrainë”, tha kryeministri polak Donald Tusk , dy ditë pasi kancelari gjerman Olaf Scholz bisedoi nëpërmjet një telefonate me presidentin rus Vladimir Putin.

“Askush nuk do ta ndalë Putinin me telefonata”, ka shkruar Donald Tusk në rrjetin social X.

“Sulmi i fundit rus këtë fundjavë, një nga më të mëdhenjtë e kësaj lufte, dëshmoi se diplomacia përmes telefonatave nuk mund të zëvendësojë një mbështetje të vërtetë të gjithë Perëndimit në Ukrainë”, nënvizoi ai.

Sistemi energjetik i Ukrainës pësoi një nga sulmet më të mëdha ruse gjatë muajve të fundit sit, me sulmet që vranë të paktën shtatë persona dhe plagosën 20 të tjerë në të gjithë vendin, thanë autoritetet.

Kancelari Olaf Scholz, i kritikuar për bisedën e tij telefonike me Vladimir Putin, mbrojti sot vendimin e tij, duke rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për Ukrainën dhe duke siguruar se asnjë vendim për t’i dhënë fund luftës nuk do të merret pa Kievin.

Këto fjalë të kancelarit gjerman u mirëpritën të premten nga Donald Tusk, i cili shprehu kënaqësinë e tij që kancelari gjerman “përsëriti qëndrimin polak: asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”.

Biseda midis kancelarit Scholzdhe Presidentit Putin zemëroi Kievin, me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky që qortoi Scholz për “hapjen e kutisë së Pandorës”.

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha se zhvillimi i bisedës telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, më 15 nëntor nuk shfaqi asnjë tregues se presidenti rus ka ndryshuar mendim për luftën kundër Ukrainës.

Duke folur nga aeroporti i Berlinit më 17 nëntor, para se të nisej drejt Brazilit për të marrë pjesë në samitin e G20-së, Scholzi tha se ia ka vlejtur biseda me Putinin për të eliminuar çdo iluzion të Putinin se Perëndimi do të heqë dorë nga mbështetja për Ukrainën.

Perëndimi ka ndihmuar me armë dhe ndihmë tjetër Ukrainën, që kur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të fqinjit të saj në shkurt të vitit 2022.

Scholz, duke iu referuar rikthimit të Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, tha se po ashtu nuk do të ishte mirë nëse Uashingtoni do të ishte në kontakt të rregullt me Putinin, pasi asnjë udhëheqës evropian mban kontakte të rregullta me udhëheqësin rus.

Biseda e 15 nëntorit, ishte biseda e parë mes Scholzit dhe Putinit pas gati dy vjetësh.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kritikuar ashpër Scholzin për bisedën e zhvilluar me Putinin. Ai ka thënë se kjo bisedë mund ta ndihmojë Putinin që ta “lehtësojë izolimin e tij” dhe “izolimin e Rusisë”.

Zelensky ka deklaruar se shkëmbimet e tilla të zbrazëta janë “pikërisht ajo që Putini ka pritur për kohë të gjatë”, teksa lufta tashmë dyvjeçare e gjysmë po vazhdon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat