Një video dramatike tregon një burrë që ka qëlluar aksidentalisht me armë një burrë tjetër dhe e godet atë në pjesën lartë të këmbës.
Sipas mediave të huaja, incidenti ndodhi gjatë një gare me armë në shtator në Godawa, Poloni.
Pamjet tregojnë një gjyqtar që u jep pjesëmarrësve një demonstrim sigurie, duke u treguar atyre se si të gjuajnë armën e zjarrit dhe të nxjerrin në mënyrë të sigurt fishekun pasi kanë qëlluar.
Por ndërsa po bënte këtë, ai e mbajti armën mbi një tavolinë druri, me tytën e drejtuar në drejtim të një garuesi tjetër që po mbushte armën e tij dhe një anëtari të shoqatës së armëve që po e ndihmonte.
Papritur, arma ka qëlluar dhe 68-vjeçari është goditur në këmbë, teksa një re tymi i bardhë del nga arma e zjarrit.
I plagosuri është rrëzuar menjëherë mbrapsht në dysheme, duke rrëzuar tavolinën.
Me përfundimin e videos, të pranishmit shkuan për ta ndihmuar.
Lëndimet e tij nuk ishin kërcënuese për jetën dhe policia lokale e quajti incidentin një “ekspozim të paqëllimshëm të një personi ndaj rrezikut të drejtpërdrejtë të humbjes së jetës ose dëmtimit të rëndë të shëndetit”.
Çështja që atëherë i është kaluar zyrës së prokurorit të qarkut në Żnin.