Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”

Evropë

Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”

Më: 18 nëntor 2024 Në ora: 22:52
Foto ilustrim

Gjermania dhe Finlanda thonë se janë “thellësisht të shqetësuar” pasi një kabllo nënujore që lidhte vendet ka pasur “një ndërprerje”.

“Këputja” e së telekomunikacionit prej 1,170 km (730 milje) – e cila është duke u hetuar – vjen në një kohë të tensionit të rritur me Rusinë, shkruajnë mediat e huaja.

Ministrat e Jashtëm të dy vendeve thanë në një deklaratë të përbashkët: “Siguria jonë evropiane nuk është vetëm nën kërcënim nga lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, por edhe nga lufta hibride e aktorëve keqdashës”.

Kujtojmë se dëmtimet e tubacioneve në Detin Baltik kanë ngritur frikën e sabotimit në vitet e fundit.

Në tetor 2023, një tubacion gazi natyror midis Finlandës dhe Estonisë u dëmtua rëndë. Zyrtarët finlandezë më vonë thanë se incidenti ishte shkaktuar nga një anije kineze me kontejnerë që tërhiqte spirancën e saj.

Dhe prokurorët gjermanë janë ende duke hetuar shpërthimin e tubacioneve të gazit Nord Stream midis Rusisë dhe Gjermanisë në vitin 2022.

Ka pasur teori konspirative rreth atij sulmi, me thashetheme të pakonfirmuara se qeveria ukrainase, ruse ose amerikane qëndron pas tij.

Incidenti i fundit përfshin një kabllo fibreoptike C-Lion1 që lidh kryeqytetin finlandez, Helsinki dhe qytetin gjerman të Rostock.

Operatori finlandez i rrjetit Cinia tha se të gjitha lidhjet me fibra në të ishin ndërprerë.

“Këto lloj dëmtimesh nuk ndodhin në këto ujëra pa një ndikim nga jashtë”, citohet të ketë thënë një zëdhënës i Cinia për mediat lokale.

Ndërsa Samuli Bergstrom, një ekspert i qeverisë finlandeze për sigurinë kibernetike, tha se dështimi nuk kishte ndikuar në trafikun e internetit midis dy vendeve pasi rrugë të tjera kabllore ishin të disponueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat