LIVE: Dalin pamjet e sulmit të Ukrainës në Rusi - Përdorimi i armëve bërthamore, SHBA i përgjigjet Putinit!

Evropë

LIVE: Dalin pamjet e sulmit të Ukrainës në Rusi - Përdorimi i armëve bërthamore, SHBA i përgjigjet Putinit!

Më: 19 nëntor 2024 Në ora: 14:41 Përditësuar në ora: 18:44 më 19.11.2024
Foto nga vendi i ngjarjes

Putini paralajmëron perëndimin me doktrinë të re bërthamore

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një doktrinë të rishikuar bërthamore, duke deklaruar se një sulm konvencional ndaj Rusisë nga çdo komb i mbështetur nga një fuqi bërthamore, konsiderohet një sulm i përbashkët dhe mund të nxisë një përgjigje bërthamore.

Njoftimi u bë pasi Presidenti amerikan Joe Biden i hoqi Ukrainës kufizimet për përdorimin e armëve amerikane me rreze të gjatë veprimi, për të sulmuar objektivat ushtarakë në Rusi.

Por, analistja Patricia Lewis, drejtuese e programit të Sigurisë Ndërkombëtare në Chathame House thotë se ky veprim i Presidentit rus, nuk është përgjigje ndaj vendimit të presidentit Biden.

“Kjo është një doktrinë e re bërthamore, është një version i modifikuar i doktrinës së saj të mëparshme bërthamore dhe i referohet një gjuhe ë vjetër që është përdorur në doktrinën bërthamore të Rusisë shumë vite më parë”, tha analistja Lewis, duke nënvizuar se në doktrinën e mëparshme, përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia do të shkaktohej nga një kërcënim ekzistencial, një kërcënim për shtetin e Rusisë.

“Kjo doktrinë e re bërthamore e ul atë prag në mënyrë të konsiderueshme duke e lidhur me një kërcënim ndaj tërësisë tokësore dhe në mënyrë specifike flet për armët konvencionale që mund të përdoren në atë kërcënim, siç janë raketat, dronët, si dhe llojet e tjera të armëve konvencionale”, tha zonja Lewis.

Pak pas njoftimit nga Kremlini, ministrja e Jashtme e Gjermanisë tha se Presidenti Rus po luan me kartën e frikës dhe u zotua se vendi i saj nuk do të frikësohet nga politika e re bërthamore e Rusisë. Berlini tha ajo e bëri atë gabim në të kaluarën, por nuk do ta përsëris më.

Ministrja Annalena Baerbock mori pjesë në një takim të ministrave të jashtëm të Polonisë, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, në të cilin u diskutua shtimi i rritjen e mbështetjes ushtarake të Evropës për Ukrainën, si dhe për lidhjet me Shtetet e Bashkuara nën udhëheqjen e Presidentit të zgjedhur Donald Trump.

Ajo tha në një konferencë shtypi në Poloni se Berlini tani do t'u vërë veshin paralajmërimeve të vendeve partnere që kufizohen me Ukrainën.

“Presidenti Putin po luan me frikën tonë. Ai nuk filloi ta bëjë këtë vetëm 1000 ditë më parë, ai filloi në vitin 2014. Dhe Gjermania në veçanti bëri gabim atëherë, veçanërisht politikisht, duke lejuar veten të frikësohej dhe mbi të gjitha, duke mos dëgjuar partnerët e saj, posaçërisht partnerët tanë të Evropës Lindore, të cilët e bënë të qartë në atë kohë: ne nuk duhet të mbështetemi në premtimet e Kremlinit, ne duhet të investojmë në sigurinë dhe mbrojtjen tonë”, tha ministrja Baerbock.

Presidenti i Rusisë ka paralajmëruar më parë SHBA-në dhe aleatët e tjerë të NATO-s se lejimi i Ukrainës të përdorë armët perëndimore për të goditur territorin rus, do të thotë se Rusia dhe NATO janë në luftë.

Në tekstin e përditësuar të doktrinës thuhet se Rusia mund të përdorë armë bërthamore në përgjigje të një sulmi bërthamor ose një sulmi konvencional, që paraqet një "kërcënim kritik për sovranitetin dhe tërësinë tokësore " të Rusisë dhe aleatit të saj, Bjellorusisë, një formulim i paqartë që lë hapësirë të gjerë për interpretim.

Analistja Lewis tha se doktrina e re ruse është një shqetësim për vendet e NATO-s dhe për Ukrainën, por jo e papritur.

“Por, më duhet të them se vendet e NATO-s dhe Ukraina kanë qenë të shqetësuara për këtë për një kohë të gjatë, të pasigurt se ku mund të shkojë Presidenti Putin me përdorimin e armëve bërthamore Pra, në këtë kuptim, ndoshta nuk e ndryshon aq shumë situatën”, tha ajo.

Njoftimi rus për ndryshimet në doktrinën bërthamore u bë ndërsa po shënohen 1000 ditë të agresionit në Ukrainë./VOA

SHBA nuk sheh nevojën për të ndryshuar qëndrimin bërthamor në përgjigje të retorikës 'të papërgjegjshme' ruse

Nga: A.Sh

Shtëpia e Bardhë nuk sheh nevojën për të ndryshuar doktrinën e saj bërthamore, thonë zyrtarët, pasi Vladimir Putin uli zyrtarisht pragun për përdorimin e armëve bërthamore nga Rusia.

Një zyrtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së i tha Reuters se nuk ishin të befasuar nga vendimi i Putinit.

Si e tillë, administrata Biden "nuk ka parë asnjë arsye për të rregulluar qëndrimin apo doktrinën tonë bërthamore në përgjigje të deklaratave të Rusisë sot".

Megjithatë, zyrtari tha se Shtëpia e Bardhë kritikoi "retorikën e papërgjegjshme" të Putinit pasi ai vendosi të lejojë teorikisht një përgjigje të mundshme bërthamore ndaj një sulmi konvencional ndaj Rusisë nga çdo komb që mbështetet nga një fuqi bërthamore.

Komente të ngjashme ka bërë edhe kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

“Nuk është hera e parë që ata kërcënojnë me përshkallëzim bërthamor, gjë që është krejtësisht e papërgjegjshme”, tha ai.

"Rusia është pajtuar me parimin se një luftë bërthamore nuk mund të fitohet, dhe kështu nuk duhet të luftohet kurrë."

Shpërthime në Rusi pasi Ukraina lëshoi ​​raketa balistike

Nga: A.Sh

Pamjet tregojnë shpërthime në Bryansk, Rusi, pasi Moska tha se Ukraina lëshoi ​​gjashtë raketa me rreze më të gjatë të furnizuar nga Amerika në rajonin kufitar, përcjell Bota sot.

Sulmi thuhet se goditi një kompleks ushtarak rus – megjithëse Volodymyr Zelenskyy nuk ka pranuar të konfirmojë nëse janë përdorur raketa balistike të SHBA-së ATACMS.

Por Forbes Ukraine citoi një burim ukrainas të mbrojtjes të thoshte se një raketë ATACMS u qëllua në arsenalin e 67-të të Drejtorisë kryesore të Raketave dhe Artilerisë të Rusisë në qytetin Byransk të Karaçevit.

Bomba të drejtuara, raketa anti-ajrore, raketa-hedhës të shumëfishtë dhe predha artilerie ishin ruajtur atje, tha Andriy Kovalenko, kreu i Qendrës për Kundër Dezinformimit në Këshillin Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës.

Dje, Joe Biden lejoi Ukrainën të përdorte armë me rreze të gjatë veprimi të SHBA-së për të sulmuar Rusinë për herë të parë, duke shkaktuar një përgjigje të furishme nga Kremlini.

PAMJET

Zelensky kërkon nga aleatët “presion më të madh mbi Putinin” – në ditën e 1000-të të luftës së vendit të tij me Rusinë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i kërkoi Evropës që “t’i bëjë më shumë presion Rusisë” në një fjalim që shënoi 1000 ditë që kur Vladimir Putin filloi një pushtim të plotë të Ukrainës.

“Sa më shumë kohë të ketë ai [Putini], aq më keq bëhen rrethanat”, tha ai në një sesion të posaçëm të Parlamentit Evropian të martën.

Zelensky foli mes spekulimeve se Ukraina kishte përdorur për herë të parë sistemin raketor Atacams të furnizuar nga SHBA për të goditur një objektiv thellë brenda Rusisë, një ditë pasi Uashingtoni sinjalizoi lejen për një veprim të tillë.

Një depo municioni u godit me raketa në rajonin rus të Bryansk, rreth 100 kilometra larg kufirit, tha një raport i pakonfirmuar në uebsajtin e lajmeve RBC Ukraine.

Duke iu drejtuar anëtarëve të Parlamentit Evropian të martën në mëngjes, 1000 ditë që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt 2022, Zelensky paralajmëroi se Putini “[nuk do të] ndalonte vetë” dhe kërkoi që Rusia të “shtyhet drejt një paqeje të drejtë”.

Ai tha se vendosja e trupave të Koresë së Veriut ishte një shenjë e qartë se Moska ishte e vendosur të përshkallëzonte konfliktin.

“Ndërsa disa liderë evropianë mendojnë për disa zgjedhje, apo diçka të tillë, në kurriz të Ukrainës, Putini është i fokusuar në fitimin e kësaj lufte”, paralajmëroi ai.

Ndërkohë, komandanti i përgjithshëm ushtarak i Ukrainës shkroi në Telegram se vendi ishte përballur 1000 ditë “betejash jashtëzakonisht komplekse, të ashpra për ekzistencën tonë” dhe “shkatërrimin e armikut”.

“Në llogoret e ngrira të rajonit Donetsk dhe në stepat e djegura të rajonit Kherson nën predha dhe armë kundërajrore – ne po luftojmë për të drejtën e jetës”.

Ai shtoi: “Çdo natë e errët, edhe nëse ka një mijë të tilla, gjithmonë përfundon me agim”. 

Avatanzhi strategjik i raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi

Shtetet e Bashkuara vendosën ta lejojnë Ukrainën të përdorë raketat amerikane me rreze të gjatë, për të sulmuar në thellësi të territorit rus. Ukraina u kishte kërkuar aleatëve perëndimorë leje për t’i përdorur këto armë të avancuara për të goditur Rusinë, që nga viti i parë i luftës. Por çfarë janë saktësisht raketat ATACMS dhe çfarë i bën ato kaq efektive?

Ukraina përdori sot për herë të parë Sistemet Taktike të Raketave të Ushtrisë Amerikane, të njohura ndryshe si ATACMS, për të goditur objektiva brenda Rusisë.

Shtetet e Bashkuara i dërguan këto raketa në Ukrainë vitin e kaluar dhe ato janë përdorur për të goditur objektiva ushtarake në territoret ukrainase të pushtuara nga Rusia – por jo në territorin rus. Ukraina u kishte kërkuar aleatëve prej muajsh që të lejohej të godiste me këto armë objektiva përtej kufirit.

Pra, çfarë i bën këto raketa më efektive se ato që Ukraina ka përdorur deri më tani? Matthew Savill, është drejtues shkencor për çështjet ushtarake në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara, në Britani.

"Deri më tani janë përdorur raketa të tipit HIMARS, që janë relativisht të vogla dhe që nisen në grup për t’iu drejtuar me saktësi një objektivi. Nga një sistem HIMARS lëshohen rreth tetë raketa njëkohësisht... Sistemi ATACMS, nis vetëm një. Por ajo është një raketë balistike. Është e vogël, por efektin e ka të madh. Duke qenë se është një raketë balistike, zbret në një kënd të vështirë dhe me shpejtësi shumë të madhe. Dhe është gjithashtu e drejtuar me saktësi. Avantazhi është se ka një rreze shumë më të gjatë”, thotë zoti Savill.

Raketat balistike të sistemeve ATACMS, të prodhuara nga kompania amerikane e hapësirës ajrore dhe mbrojtjes, Lockheed Martin, kanë gati dyfishin e distancës së goditjes se shumica e raketave që disponon Ukraina - deri në 300 kilometra. Ato mund të bëjnë goditje të sakta ndaj pistave të avionëve, depove të municioneve dhe infrastrukturës strategjike.

Ekziston gjithashtu opsioni që sistemet ATACMS të përdorin një variant municionesh thërrmuese, që mund të rezultojnë shkatërrimtare në fushëbetejë.

"Flitet për dhjetëra municione që shpërndahen në terren; ato do të ishin të shkëlqyera për t'u përdorur kundër aeroporteve p.sh., sepse në thelb nëse do të kishte avionë në pista, mund të shpërndahen municionet në të gjithë aeroportin, pa patur nevojën të shkatërrohet pista. Në fakt është mjaft i vështirë shkatërrimi i një piste avionësh”, shpjegon zoti Savill.

Pa këtë teknologji perëndimore, Ukraina e ka goditur rregullisht Rusinë me armë të prodhuara në vend, disa prej të cilave madje mund të përshkojnë distanca deri në 1000 kilometra, por Kievit i mungojnë sasitë e mjaftueshme për të bërë dëm serioz afatgjatë.

"Me zhvillimin e programit të tyre të dronëve, ukrainasit kanë përftuar disa armë me rreze të gjatë veprimi. Dhe disa prej atyre dronëve kanë fluturuar në distanca prej 1000 kilometrash. Pra, flitet për trefishin e distancës së raketave ATACMS. Dallimi është se dronët mbartin mbushje më të vogla, kështu që nuk janë të efektshëm kundër objektivave të mbrojtura", thotë zoti Savill.

Ukraina u ka kërkuar aleatëve të saj perëndimorë armë me rreze më të gjatë për të ndryshuar balancën e fuqisë në këtë luftë, ku Rusia ka burime më të shumta.

Ukraina shpreson që armët do të ndihmojnë në dobësimin e fuqisë ajrore të Rusisë dhe të linjave të furnizimit, që i nevojiten për të bërë sulmet e përditshme kundër Ukrainës./VOA

Analizë: A po arrin Putini te butoni i kuq?

Nga: A.Sh

Pra, çfarë do të bëjë Rusia tani? A do ta arrijë vërtet Vladimir Putin butonin e kuq?

Në teori, ai mundet. Pasi miratoi ndryshimet në doktrinën bërthamore të Rusisë më herët sot, ai tani e ka këtë mundësi, përcjell Bota sot.

Në atë që ishte një paralajmërim i fshehtë për Perëndimin, ai uli pragun për një sulm bërthamor, duke lejuar Moskën të përgjigjet me armë bërthamore nëse sulmohet nga ndonjë shtet që përdor armë konvencionale. Këtu përfshihen raketat, avionët, madje edhe dronët.

Moska tani gjithashtu e konsideron zyrtarisht një sulm në territorin e saj nga një fuqi jo-bërthamore (lexo Ukraina) që mbështetet nga një fuqi bërthamore (lexo Amerika) si një sulm të përbashkët.

Nuk është hera e parë që dëgjojmë këto kërcënime. Dhe tani, pas muajsh peshimi të tyre, Uashingtoni më në fund po e quan bllofin e Moskës.

Ka arsye bindëse se pse Rusia nuk do ta ndjekë. Aleati i saj kryesor, Kina, nuk do ta tolerojë atë për fillim. Më e rëndësishmja, megjithatë, Moska nuk ka gjasa të rrezikojë të pësojë zemërimin e administratës së re të Shtëpisë së Bardhë.

Shenjat e deritanishme janë se Donald Trump do t'i qëndrojë premtimit të tij dhe do të ndjekë një përfundim të shpejtë të konfliktit, i cili ka të ngjarë të jetë në favor të Rusisë.

Lëshimi i një arme bërthamore tani pothuajse me siguri do ta prishë atë.

Lavrov: Sulmet janë "shenjë që Perëndimi dëshiron të përshkallëzojë konfliktin"

Nga: A.Sh

Ministri i Jashtëm i Rusisë ka thënë se sulmet në rajonin Bryansk të vendit nga Ukraina me raketa amerikane janë një sinjal i qartë se Perëndimi dëshiron të përshkallëzojë konfliktin, përcjell Bota sot.

“Pa amerikanët, është e pamundur të përdoren këto raketa të teknologjisë së lartë, siç ka thënë vazhdimisht Putin”, tha Sergei Lavrov.

Lavrov tha se shpresonte se doktrina e re bërthamore e Moskës, në të cilën Vladimir Putin uli pragun për një sulm bërthamor, do të lexohej me vëmendje.

Ai shtoi se vendimi i Gjermanisë për të mos ofruar raketa me rreze të gjatë veprimi për Ukrainën deri më tani ishte "një pozicion i përgjegjshëm".

Lavrov tha gjithashtu se Rusia do të bëjë gjithçka që është e mundur për të parandaluar shpërthimin e luftës bërthamore.

Tregjet shqetësohen pasi Putini nënshkruan doktrinën bërthamore

Nga: A.Sh

Tensionet midis Rusisë dhe Perëndimit intensifikohen për luftën në Ukrainë, përcjell Bota sot.

Dollari u rrit kundrejt rivalëve kryesorë, euro dhe paund dhe kostot e arit u rritën.

Kjo ndodhi pasi Rusia përditësoi të ashtuquajturën doktrinën e saj bërthamore që uli pragun e nevojshëm për vendosjen e armëve taktike bërthamore.

Ishte një përgjigje ndaj SHBA-së që e lejoi Ukrainën me kusht që të lëshonte raketa me rreze të gjatë veprimi të prodhuara nga SHBA në Rusi.

Rusia që atëherë ka pretenduar se ishte shënjestruar me një raketë të tillë.

Tregjet financiare janë të shqetësuara nga përshkallëzimi, me paundin duke humbur 0.3% kundrejt monedhës së gjelbër për të qëndruar në 1.26 dollarë.

Yield-et e obligacioneve qeveritare - normat efektive të interesit të kërkuara nga investitorët për të mbajtur borxhin e qeverisë - u rritën globalisht.

Çmimet si Brent ashtu edhe nafta e papërpunuar amerikane ishin në rënie, megjithëse përqendrimi i gjerë te Rusia.

Ekspertët e tregut thanë se rifillimi i prodhimit në fushën më të madhe të naftës në Evropën Perëndimore kishte kompensuar shqetësimet e menjëhershme për konfliktin në Evropë.

Nafta e papërpunuar Brent po tregtohej me 73 dollarë për fuçi, me një rënie prej 0.3%.

Spot ari ishte 0.9% më i lartë në 2635 për ons.

Ndërsa shumica e tregjeve të aksioneve në kontinent ranë me më shumë se 1%, me stoqet financiare që kryesojnë rëniet, FTSE 100 ishte 0.4% më i ulët në 8.077.

Rusia thotë se Ukraina e sulmoi me raketa amerikane me rreze të gjatë

Rusia ka thënë se Ukraina e ka goditur me raketa amerikane me rreze të gjatë, një ditë pasi Uashingtoni i ka dhënë leje për kryerje të sulmeve të tilla.

Ukraina ka përdorur Sistemin e Raketave Taktike Ushtarake (ATACMS) në sulmet në rajonin rus Brajansk këtë mëngjes, ka thënë Ministria e Mbrojtjes në Moskë.

Ushtria e Ukrainës ka konfirmuar më herët se e ka sulmuar një qendër municioni në Brajansk, mirëpo nuk ka treguar nëse i ka përdorur raketat me rreze të gjatë.

Pesë raketa janë rrëzuar dhe njëra është dëmtuar, dhe pjesët e saj kanë shkaktuar zjarr në një objekt ushtarak në rajon, është thënë në një deklaratë të ministrisë ruse.

Kjo është hera e parë që raketat me rreze të gjatë janë përdorur në territorin e Rusisë, dhe sulmet janë kryer pak pasi Uashingtoni është raportuar t’i ketë dhënë leje Ukrainës për t’i përdorur sistemet ATACMS në Rusi.

Të hënën, Moska ka thënë se çdo sulm i tillë do të nxiste “një përgjigje adekuate”.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se sulmet janë nisur rreth orës 03:25 sipas kohës lokale.

Sipas saj, zjarri që është shkaktuar nga dëmtimi i njërës raketë është shuar shpejt dhe nuk ka viktima.

Më herët gjatë ditës, presidenti rus, Vladimir Putin i ka miratuar ndryshimet në doktrinën bërthamore të Rusisë, duke vendosur kushte të reja nën të cilat shteti mund të përdorë arsenalin e vet bërthamor.

Sipas doktrinës së re, secili sulm prej një shteti jobërthamor, që përkrahet nga një fuqi bërthamore, do të konsiderohet sulm i përbashkët ndaj Rusisë.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat