Andrej Plenkoviq pohoi se raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 29 dhjetor.
Kryeministri kroat e tha këtë gjatë një fjalimi pas mbajtjes së mbledhjes së kryesisë së partisë HDZ, shkruan index.hr.
“Zgjedhjet presidenciale do të jenë më 29 dhjetor, të dielën”, tha ai.
Kjo do të thotë gjithashtu se raundi i dytë, nëse do të ketë, do të mbahet më 12 janar.
Ndryshe, pushtetet dhe detyrat e presidentit kroat janë të kufizuara nga Kushtetuta e Republikës së Kroacisë. Mandati i presidentit të Republikës zgjat pesë vjet dhe ai mund të zgjidhet për këtë detyrë më shumë se dy herë.
Presidenti i Republikës së Kroacisë përfaqëson dhe mbron Republikën e Kroacisë brenda dhe jashtë vendit, kujdeset për funksionimin e rregullt dhe të harmonizuar të të gjitha organeve të pushtetit shtetëror dhe për stabilitetin e tyre. Si komandant suprem i forcave të armatosura, ai është përgjegjës për mbrojtjen e pavarësisë dhe integritetit territorial të Republikës së Kroacisë.
Po ashtu, presidenti nuk mund të jetë anëtar i një partie politike; me hyrjen në detyrë, ai jep dorëheqje nga detyrat partiake dhe e njofton këtë Kuvendin e Kroacisë. Presidenti i Republikës, në përputhje me kompetencat kushtetuese, jep dekorata dhe çmime të Republikës së Kroacisë.
Presidenti aktual i Republikës së Kroacisë është Zoran Milanoviq.