​"Përvojë jashtëzakonisht e madhe", Britania trajnon 50 mijë ushtarë ukrainas

Evropë

​"Përvojë jashtëzakonisht e madhe", Britania trajnon 50 mijë ushtarë ukrainas

Më: 20 nëntor 2024 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Britania e Madhe për më shumë se dy vjet ka trajnuar 50 mijë ushtarë ukrainas si pjesë e mbështetjes britanike për Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit rus.

Lajmi është bërë i ditur sot nga Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe përmes një postimi në platformën X.

Ndërsa rekruti i 50.000 ukrainas trajnohet në Britani, komandanti i Operacionit Interflex kolonel Andy Boardman nënvizon angazhimin e vendit të tij për të "mbështetur Ukrainën ose për aq kohë sa duhet".

Ai ka thënë se është nder dhe privilegj për të që të jetë pjesë e komandimit të njërit nga batalionet, të cilat për herë të parë filluan trajnimet e ukrainasve në Britaninë e Madhe.

Kolonel Boardman tregon se misioni britanik deri në verën e 2022 kishte për mision trajnimin e 10 mijë ushtarëve ukrainas në luftën e tyre kundër invazionit ushtarak të Rusisë, ndërkohë që pasi ai mori komandën e gjithë operacionit ky numër ka arritur në gjithsej 50 mijë duke thënë se kjo ishte një përvojë jashtëzakonisht e madhe.

“Ne të gjithë ndihemi krenarë. Ne jemi shumë të impresionuar me qëndrueshmërinë e popullit ukrainas dhe guximit që ata kanë treguar përgjatë gjithë këtij trajnimi dhe për t’u kthyer pastaj për të luftuar kundër agresionit të Rusisë”, ka thënë ai në një video në X.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat