Rusët detyruan ushtarët ukrainas të zënë rob që të zhvishen dhe më pas i ekzekutuan

Evropë

Rusët detyruan ushtarët ukrainas të zënë rob që të zhvishen dhe më pas i ekzekutuan

Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 09:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Prokurorët ukrainas kanë filluar hetimet në atë që po cilësohet një krim tjetër i luftës i kryer nga forcat ruse, që raportohet të kenë ekzekutuar të burgosurit ukrainas të luftës në frontin e Pokrovskut në rajonin e Donetskut.

Të dhënat nga terreni tregojnë se gjatë 10 nëntorit, trupat ruse kryen një sulm mbi pozicionet ukrainase në afërsi  të fshatit Novodmytrivkas në qarkun e Pokrovskut.

Pasi kapën të ushtarë ukrainase, rusët i detyruan të zhvishen lakuriq dhe të ecin drejt pozicioneve rusëve nën kërcënimin e armëve – ku më pas në zonën malore u qëlluan për vdekje.

Hetimet që po zhvillohen theksohet se rusët vrarë tre ushtarë tjerë ukrainas, që ishin të plagosur dhe u ekzekutuan në mënyrën e njëjtë.

Vrasja e robërve të luftës është shkelje e Konventës së Gjenevës, dhe klasifikohet si krim i rëndë ndërkombëtar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat