Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Evropë

Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 12:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Ukrainasit njoftuan sot se rusët kanë përdorur për herë të parë një raketë balistike ndërkontinentale, në luftën pothuajse trevjeçare.

Ata goditën qytetin Dnipro, duke shkaktuar zjarre të mëdha në pjesë të ndryshme të qytetit.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe këshilltari i ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Anton Gerashchenko, i cili ka postuar një videon në llogarinë e tij në platformën X.

“Qyteti ukrainas Dnipro është parë qyteti i parë në historinë e njerëzimit, që u godit nga një raketë balistike ndërkontinentale”, tha Gerashchenko.

“Është një pikë kthese në histori. Raketa balistike ndërkontinentale nuk është përdorur në një poligon të caktuar qitje, por kundër një qyteti me miliona njerëz”, ka shtuar zyrtari ukrainas.

Në video shihet momenti kur raketa godet qytetin dhe shkaktohen shpërthime të fuqishme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat