Rusia goditi Ukrainën me një raketë balistike ndërkontinentale, Zelensky: Fqinji ynë i çmendur tregoi se si e përbuz jetën njerëzore

Evropë

Rusia goditi Ukrainën me një raketë balistike ndërkontinentale, Zelensky: Fqinji ynë i çmendur tregoi se si e përbuz jetën njerëzore

Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 16:04
Vulodimir Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka komentuar sulmin rus ndaj Ukrainës me një raketë balistike ndërkontinentale ditën e sotme.

Përmes një deklarate ai është shprehur se “sot fqinji ynë i çmendur tregoi se si e përbuz jetën njerëzore”, ndërsa shtoi se kjo ishte një lloj i ri rakete, që ka karakteristikat e ICBM.

“Sot, fqinji ynë i çmendur ka treguar edhe një herë se çfarë është në të vërtetë dhe se si e përbuz dinjitetin, lirinë dhe jetën njerëzore në përgjithësi. “Ai ka aq frikë sa po përdor tashmë raketa të reja”, tha Zelensky. “Raketa ishte me origjinë ruse dhe se ka të gjitha karakteristikat, shpejtësinë, lartësinë, të një rakete balistike ndërkontinentale”, përfundoi ai.

Raportet sipas mediave kanë qenë kontradiktore, pasi forcat ajrore ukrainase thanë se Rusia kishte gjuajtur me një pajisje ICBM në qytetin e Dnipros, por sipas Kievit ajo ishte një raketë balistike ndërkontinentale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat