Parlamenti i Ukrainës ka anuluar seancën e së premtes.
Kjo, duke përmendur rrezikun e një sulmi me raketa ruse në rrethin e Kievit ku ndodhen ndërtesat qeveritare.
“Ora e pyetjeve për qeverinë është anuluar,” tha një deputet nga partia në pushtet për AFP.
“Ka sinjale për një rrezik të shtuar të sulmeve në qarkun qeveritar në ditët në vijim”, tha Yevgenia Kravchuk.