Forcat e armatosura të Britanisë do të ishin gati të luftonin Rusinë që sonte.
Një zyrtar i lartë ushtarak i Mbretërisë së Bashkuar ka deklaruar se në rast se Moska vendos të sulmojë një vend të Europës Lindore, është evidente që në fushëbetejë do të jenë edhe forcat britanike.
“Nëse ushtrisë britanike i kërkohej të luftonte sonte, ajo do të luftonte sonte. Dhe nuk mendoj se askush në këtë dhomë duhet të ketë ndonjë iluzion se nëse rusët pushtojnë Evropën Lindore sonte, ne nuk do të jemi në fushëbetejë”, tha Rob Magowan, zëvendës shefi i shtabit të mbrojtjes britanike, në një komision parlamentar të mbrojtjes. të enjten.
Kujtojmë se komentet e Magowan erdhën menjëherë pas raporteve se Rusia kishte lëshuar një raketë balistike me aftësi bërthamore gjatë një sulmi të mëngjesit të së enjtes në Dnipro, Ukrainë.
Më vonë gjatë ditës, Putin tha në një deklaratë televizive se raketa ishte një raketë e re balistike jo-bërthamore me rreze të mesme.