Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Evropë

Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Më: 24 nëntor 2024 Në ora: 08:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Rojat kufitare të Ukrainës të njohur si Brigada Pomsta, ka arritur të shkatërroj pajisjet dhe depot e municionit të forcave ruse.

Këtë e kanë konfirmuar edhe me postimin e videos nga aksioni i realizuar një ditë më parë, transmeton Telegrafi.

“Gjatë dy ditëve të fundit, në rajonin Kreminna dhe Serebrianske, pajisjet e armikut dhe autoblindat janë shkatërruar”, u tha nga Pomsta.

Një depo municioni u dogj së bashku me strukturën përforcuese, që pushtuesit arritën ta ndërtonin”, theksuan ndër tjera ukrainasit.

Ndryshe ushtria ukrainase ka marrë dritën e gjelbër nga presidenti amerikan Joe Biden, për të përdorur raketat me rreze të gjatë veprimi për të goditur në territorin rus. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat