Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropë

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Më: 24 nëntor 2024 Në ora: 13:53
Putin

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow i realizuar gjatë javës së kaluar, la të vrarë 500 ushtarë veri-korean dhe të një gjenerali rus.

Në këtë sulm e pësuan një gjeneral rus si dhe 18 ushtarë të Putinit dhe 18 tjerë mbetën të plagosur.

Në fillim ishte raportuar se gjenerali i plagosur ishte eprorë i Kim Jong-Un i cili e pësoi me jetë gjatë një sulmi ukrainas me raketa britanike Storm Shadow, që goditën brenda territorit rus.

Besohet se raketat goditën qendrën komanduese ruse dhe një objekt shtesë – ku humbi jetën gjeneral-lejtnant Valery Solodchuk.

Autoritetet nuk kanë komentuar humbjet që janë shumë të rënda për Rusinë dhe Korenë e Veriut, nëse një gjë e tillë konfirmohet.

Storm Shadow kishin shënjestruar një bunker ushtarak në Maryino në Kursk gjatë 20 nëntorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat