Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një aeroplan mallrash që udhëtonte nga Leipzig, Gjermani u rrëzua jashtë aeroportit Vilnius në Lituani
“Një anëtar i ekuipazhit u gjet pa asnjë shenjë jete, dy u shpëtuan dhe u dërguan në spital”, tha Vilmantas Vitkauskas, kreu i Qendrës Kombëtare të Menaxhimit të Krizave të vendit, sipas LRT.
Ngjarja ndodhi rreth orës lokale 05:30 të mëngjesit pranë rrugës Zirniu, në jug të kryeqytetit, konfirmoi një zëdhënës i aeroportit për CNN.
Sipas kryetarit të bashkisë së Vilnius, Valdas Benkunskas, avioni për pak sa nuk u përplas me një shtëpi dhe u rrëzua në oborr, raportoi LRT.
Benkunskas shtoi se 12 personat që jetonin në atë banesë nuk u lënduan.
Gjithashtu nuk ka raportime për viktima në terren dhe piloti i avionit u gjet i plagosur në vendngjarje, raportoi LRT.