Përleshjet shpërthyen në parlamentin serb të hënën pasi ligjvënësit e opozitës ngritën pankarta që akuzonin koalicionin qeverisës se po përpiqej të shmangte përgjegjësinë për shembjen e çatisë së një stacioni treni, ku si pasojë humbën jetën 15 persona në fillim të këtij muaji.
Radomir Lazoviq i partisë opozitare Fronti i Gjelbër-Majtas vendosi një foto të një dore të kuqe me mbishkrimin ‘ke gjak në duart e tua’ në foltore.
Ministri i Shëndetësisë, Zatibor Lonqar, iu afrua dhe filloi të debatonte. Deputetët e tjerë u vërsulën përpara platformës së kryeparlamentares duke bërtitur, duke u tërhequr dhe goditur njëri-tjetrin.
Deputetët e opozitës bërtisnin “vrasës, vrasës”, disa mbanin fotografinë e presidentit serb Aleksandar Vuçiq me duart e kuqe të ngritura lart.
E kjo situatë kaotike ku nuk u kursyen nga grushtet, sharjet e shtyrjet, bëri të mediat prestigjioze botërore të raportojnë për atë që ndodhi në Parlamentin e Serbisë.
Ishte Reuters, The Guardian, Politico dhe Associated Press që madje publikuan pamjet të gjithë asaj që çoi në përleshjen fizike mes pozitës dhe opozitës në Serbi.