Mediat botërore për përleshjen fizike në Parlamentin e Serbisë

Evropë

Mediat botërore për përleshjen fizike në Parlamentin e Serbisë

Më: 25 nëntor 2024 Në ora: 22:46
Përleshja fizike në Parlamentin e Serbisë

Përleshjet shpërthyen në parlamentin serb të hënën pasi ligjvënësit e opozitës ngritën pankarta që akuzonin koalicionin qeverisës se po përpiqej të shmangte përgjegjësinë për shembjen e çatisë së një stacioni treni, ku si pasojë humbën jetën 15 persona në fillim të këtij muaji.

Radomir Lazoviq i partisë opozitare Fronti i Gjelbër-Majtas vendosi një foto të një dore të kuqe me mbishkrimin ‘ke gjak në duart e tua’ në foltore.

Ministri i Shëndetësisë, Zatibor Lonqar, iu afrua dhe filloi të debatonte. Deputetët e tjerë u vërsulën përpara platformës së kryeparlamentares duke bërtitur, duke u tërhequr dhe goditur njëri-tjetrin.

Deputetët e opozitës bërtisnin “vrasës, vrasës”, disa mbanin fotografinë e presidentit serb Aleksandar Vuçiq me duart e kuqe të ngritura lart.

E kjo situatë kaotike ku nuk u kursyen nga grushtet, sharjet e shtyrjet, bëri të mediat prestigjioze botërore të raportojnë për atë që ndodhi në Parlamentin e Serbisë.

Ishte Reuters, The Guardian, Politico dhe Associated Press që madje publikuan pamjet të gjithë asaj që çoi në përleshjen fizike mes pozitës dhe opozitës në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat