Rusia pretendon se mori kontrollin e fshatit Kopanky të Ukrainës

Evropë

Rusia pretendon se mori kontrollin e fshatit Kopanky të Ukrainës

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 11:53
Kopanky

Ministria ruse e Mbrojtjes ka pretenduar se forcat ruse kanë marrë kontrollin e një fshati në rajonin Kharkiv të Ukrainës.

Bëhet fjalë për fshatin Kopanky, që kjo ministri tha se ka rënë në duart e tyre, raporton Sky News.

“Kopanky ra në duart e Moskës si rezultat i veprimit “vendimtar” të forcave ruse atje”, ka thënë ministria.

Ndryshe, ky fshat është 130 kilometra në juglindje të Kharkivit dhe rreth 40 km në veri të Lyman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat