Gjashtë të arrestuar në Britani të Madhe për terrorizëm

Evropë

Gjashtë të arrestuar në Britani të Madhe për terrorizëm

Më: 27 nëntor 2024 Në ora: 17:18
Britani

Gjashtë persona janë arrestuar nga policia kundër terrorizmit në Londër për aktivitete të dyshuara të lidhura me grupin e ndaluar militant, Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Policia Metropolitane tha se dy gra, 59 dhe 31 vjeç dhe katër burra, 27, 62, 56 dhe 23 vjeç, u arrestuan në adresa të ndara në orët e para të së mërkurës.

Ata janë arrestuar të gjithë duke e pasë bazë terrorizmin dhe janë në paraburgim në një stacion policie në Londër.

Nuk besohet të ketë ndonjë kërcënim të menjëhershëm për publikun lidhur me çështjet nën hetim, tha policia.

PKK është e ndaluar si një organizatë terroriste në Turqi, SHBA dhe Britani, punon kundër shtetit turk që nga vitet 1980 për të drejta më të mëdha për pakicën e rëndësishme kurde të vendit.

Oficerët po kryejnë kontrolle në tetë adresa në të gjithë kryeqytetin, duke përfshirë Qendrën e Komunitetit Kurd në Haringey, si pjesë e hetimit.

Kërkimi pritet të zgjasë deri në dy javë, ndërkohë që qendra dhe zona përreth janë të mbyllura për publikun, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat