Protesta për ruajtjen e “Urës Sava” të Beogradit, siç ishte paralajmëruar, përfundoi në orën 19:00 ndërsa qytetarët janë nisur drejt kampit pranë Urës së Vjetër të Savës.
Ka pasur përleshje mes protestuesve dhe kundërshtarëve të protestës, dhe sipas disa raportimeve, në incidentet janë përfshirë edhe tifozë, ndërsa disa politikanë opozitarë akuzuan autoritetet për dërgimin e provokatorëve. Policia ndërhyri duke u vendosur mes grupeve në konflikt, shkruan danas.rs.
Qytetarët që kundërshtojnë shembjen e Urë së Vjetër, së pari u mblodhën pranë stacionit të autobusëve të Beogradit të Vjetër dhe nga aty kaluan në kryqëzimin e bulevardit Woodrow Wilson dhe rrugës Nikola Kravcov, ku bllokuan trafikun.
Pas shëtitjes në të gjithë kryqëzimin, qytetarët bllokuan trafikun, ku ndodheshin disa qindra njerëz ndërsa pranë bllokadës ishin të pranishëm policë të veshur si civilë.
Qytetarët që kishin ardhur për të protestuar bërtitnin “Vrasës!” dhe pavarësisht përplasjeve që ndodhën në disa vende të kryqëzimit, policia nuk ndërhyri për asnjë moment.
Dhe siç raporton gazetarja e Danas, policia më pas u vendos mes demonstruesve dhe grupit të mbledhur të njerëzve, të cilët vazhduan të shajnë qytetarët që kundërshtojnë shembjen e urës.
“Erdhën funksionarët e SNS-së, e njohëm kryetarin e komunës së Zemunit, të gjithë ishin të veshur në të zeza. Në turmë disa herë u shfaqën thika. Sonte dikush mund të kishte vdekur dhe ky do të ishte vullneti i SNS-së dhe Aleksandar Vuçiqit“, tha deputeti Borko Stefanoviq.
Pasi ndodhi një tjetër përleshje, kordoni i policisë u vendos sërish mes dy grupeve të përplasura të qytetarëve.
Në kampin pranë Urës së Vjetër, fillimisht u mblodhën disa dhjetëra qytetarë. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të iniciativës „Ura do të mbetet“, e cila organizoi këtë protestë, si dhe politikanë opozitarë.