Presidenti ukrainasm Volodymyr Zelensky ka folur në lidhje me sulmin e nisur në Ukrainë gjatë natës, duke thënë se Rusia ka përdorur raketa lundrimi me municione thërrmuese.
Zelensky këtë sulm e ka quajtur një “përshkallëzim të neveritshëm”, raporton Sky News, transmeton Klankosova.yb.
“Në total, janë lëshuar rreth 100 dronë sulmues dhe mbi 90 raketa të llojeve të ndryshme”.
“Disa rajone raportuan sulme me raketa Kalibr me municione thërrmuese, të synuara qëllimisht në infrastrukturën civile. Përdorimi i këtyre elementeve e ndërlikon ndjeshëm punën e shpëtimtarëve dhe inxhinierëve tanë të energjisë në zbutjen e dëmeve, duke shënuar një tjetër përshkallëzim të neveritshëm në taktikat terroriste të Rusisë”, është shprehur ai.