"Kohët e fundit kemi zbuluar një fushatë jashtëzakonisht të pamatur të sabotazhit rus në Europë, ndërsa Putini dhe dishepujt e tij po u drejtohen goditjeve bërthamore për të krijuar frikë për pasojat e ndihmës ndaj Ukrainës", tha shefi i MI6 Richard Moore gjatë një fjalimi në këtë të premte në Paris!
Atje ai foli përballë Nicolas Lerner, kreut të shërbimit francez të inteligjencës DGSE, gjatë një ngjarjeje që shënonte 120 vjet të bashkëpunimit franko-britanik si aleatë. Shefi i spiunazhit britanik i referohet retorikës së Kremlinit e cila synon të trembë aleatët e Ukrainës si "të rrezikshme dhe të papërgjegjshme".
Porosia nga dy shefat e intelegjencës gjatë ngjarjes duket se synojnë skeptikët për mbështetjen e vazhdueshme të gjerë ushtarake për Ukrainën, por jo më pak për administratën e ardhshme presidenciale të SHBA.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u zotua se do ta shihte fundin e luftës në Ukrainë, nëse do të zgjidhej.
Kjo është interpretuar sikurse ai mund ta detyrojë Ukrainën të hyjë në një marrëveshje paqeje, por shumica besojnë se kjo do të jetë në avantazhin e Rusisë.
Shefi i MI6 paralajmëroi gjatë fjalimit të mos besohet se Vladimir Putin do të kënaqet me një fitore të mundshme të plotë në Ukrainë….)
Rusia ka qenë e lidhur me një sërë aktesh sabotimi në Evropë.
"Në Norvegji, PST ka zbuluar se agjentët e inteligjencës ruse po veprojnë në Norvegjinë Perëndimore por edhe për kërcënimin dhe sabotimet kundër aktorëve të përfshirë në dërgesat norvegjeze të armëve në Ukrainë. Inteligjenca ushtarake e Rusisë - GRU - tani po përdor kriminelët vendas për të kryer veprime në vendet e NATO-s", tha zëvendës-admirali dhe kreu i shërbimit elektronik, Nils Andreas Stensønes, në një intervistë me Dagbladet në gusht.
Ai nuk ka dashur të thotë asgjë për atë që kanë bërë rusët në Norvegji, por ka konfirmuar se inteligjenca ruse qëndron pas disa incidenteve në vendet e NATO-s./Madeleine Hatlo