Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbajtur një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin e ri të BE-së, Antonio Costa, në Kiev.
Ai u tha gazetarëve se ka “ende kohë” që SHBA të bindë “skeptikët” në Evropë se Ukraina duhet të anëtarësohet në NATO.
Gjithashtu, Zelensky tha se çdo ftesë për t’u bashkuar duhet të zbatohet në të gjithë territorin e Ukrainës – por pranoi se mbrojtja e NATO-s nuk mund të zbatohet në zonat e pushtuara ndërkohë që luftimet vazhdojnë, shkruan skynews.
Ndryshe, Ukraina ka kërkuar vazhdimisht që të lejohet të anëtarësohet në aleancë, për ta mbrojtur veten nga agresioni i ardhshëm rus.
Por, anëtarët e NATO-s kanë frikë se kjo mund të çojë në një luftë më të gjerë.
Bëhet e ditur se Costa po viziton Ukrainën në ditën e tij të parë në detyrë – pasi ka zëvendësuar Charles Michel të premten.