Eskalojnë protestat në Tbilisi, 44 të plagosur përfshirë 21 policë

Evropë

Eskalojnë protestat në Tbilisi, 44 të plagosur përfshirë 21 policë

Më: 2 dhjetor 2024 Në ora: 23:11
Protesta

Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë njoftoi se 21 policë janë plagosur gjatë përplasjeve, ndërsa presidentja Salome Zourabichvili, e cila mbështet opozitën e Koalicionit për Ndryshim, deklaroi se protestuesit janë dhunuar nga policia gjatë qëndrimit në paraburgim.

Ajo citoi avokatët që raportojnë se shumica e protestuesve të arrestuar kanë pësuar plagë të rënda.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, të paktën 44 persona – përfshirë 27 protestues, 16 policë dhe një përfaqësues të medias – u shtruan në spital pas përplasjeve të dhunshme të shtunën në mbrëmje.

Incidentet e fundit pasuan përplasjet e së enjtes mbrëma, ku 32 policë mbetën të plagosur dhe 43 protestues u arrestuan.

Demonstratat nisën pasi kryeministri i partisë në pushtet Georgia Dream, Irakli Kobakhidze, shpalli shtyrjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian deri në fund të vitit 2028.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat