Vala e re e sulmeve me dronë kamikaz mbi pozicionet ruse, ukrainasit i shkatërrojnë tanket dhe autoblindat e tyre

Evropë

Vala e re e sulmeve me dronë kamikaz mbi pozicionet ruse, ukrainasit i shkatërrojnë tanket dhe autoblindat e tyre

Më: 2 dhjetor 2024 Në ora: 23:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Forcat ukrainase kanë nisur një valë të re sulmesh me dronë kamikaz mbi pozicionet e rusëve, si në territorin rus ashtu dhe brenda Ukrainës.

Një video e publikuar së fundmi, shfaq operacionet e ukrainasve që kishin shënjestruar autoblindat dhe tanket ruse në fushëbetejë.

Në një betejë të ashpër në Zaporizhzhia, dronët ukrainas godasin rusët edhe brenda istikameve që i kishin ndërtuar në atë zonë.

Në anën tjetër, sulme të ngjashme pati edhe në pjesë tjera të Ukrainës, ku trupat e Putinit e pësuan keq – duke i goditur me artileri dhe dronë kamikaz.

Ndryshe, sot kancelari gjerman Olaf Scholz ka qëndruar për një vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë, ku është takuar me Volodymyr Zelenskyn.

Gjatë një konference të përbashkët në Kiev, Scholz ritheksoi edhe një herë mbështetjen gjermane për popullin ukrainas. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat