Dritat magjepsëse
Tregu i Krishtlindjeve pranë Muzeut të Çokollatës në Këln, i vendosur buzë lumit Rin, tërheq vizitorët me një karrocel gjigant panoramik. Dritat festive krijojnë një ndriçim të ngrohtë, ndërsa aroma e degëve të bredhit dhe qirinjve përhapet në ajër. Ky kombinim nostalgjie dhe pritjeje bën që njerëzit të rikthehen çdo vit.
Shëtitje në një mjedis magjik
Në Wernigerode, një piramidë e lartë e Krishtlindjeve mahnit vizitorët e shumtë.
Stendat prej druri të zbukuruara me kujdes, dritat e buta festive dhe bredhat e Krishtlindjeve të stolisur me ornamente krijojnë një sfond të mrekullueshëm që duket si përrallë.
Kujtimet e fëmijërisë
Tregjet e Krishtlindjevetërheqin njerëzit jo vetëm për të blerë, por edhe për atmosferën e tyre unike. Tingulli i zjarreve që kërcasin dhe këngët e Krishtlindjeve krijojnë një ndjesi ngrohtësie dhe rikthejnë kujtime nga fëmijëria, duke evokuar mbrëmje të këndshme dimri, edhe kur temperaturat në rajonin e Rinit janë më pranverore.
Shija e Krishtlindjeve
Specialitetet sezonale janë një tjetër arsye për të vizituar tregjet. Nga ushqimet e bollshme si bratwursti dhe kërpudhat me salcë hudhre, deri te ëmbëlsirat si marzipani dhe bajamet e pjekura, ka diçka për çdo shije. Për shumë njerëz, vera e ngrohtë apo punch-i janë momente kulmore dhe të pandashme nga vizita në tregun e Krishtlindjeve.
Artizanati i veçantë
Shumë vizitorë e vlerësojnë mundësinë për të zbuluar punime të bëra me dorë. Nga lodrat prej druri, deri tek qeramikat dhe bizhuteritë, këtu mund të gjeni dhurata unike, larg masës dhe tregut të zakonshëm. Kjo traditë e artizanatit, shpesh me një nuancë rajonale, është një frymëzim më vehte.
Koha për miq dhe familje
Tregu i Krishtlindjeve në Duseldorf është një vend i përkryer për t'u takuar me miq, familjarë ose kolegë. Është një mundësi e shkëlqyer për të bërë një pushim nga përditshmëria ose, ndoshta, edhe për një takim të parë romantik.
Një det dritash në Berlin
Në Berlin, gjithçka është më e madhe. Kopshti Botanik është transformuar në një det dritash festive: Kopshti i Krishtlindjeve. Instalime mahnitëse ndriçimi dhe një atmosferë magjike presin vizitorët atje./DW