Kaos në Novi Sad – përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Evropë

Kaos në Novi Sad – përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 16:05
Novi Sad

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit të qytetit të Novi Sadit, Serbi, ku po diskutohet për shkarkimin e kryetarit Milan Gjuriq, një numër i madh i qytetarëve janë mbledhur para Kuvendit dhe në një moment kanë tentuar të hyjnë dhe të pushtojnë parlamentin e qytetit.

Me atë rast ka pasur përplasje të rënda me policinë dhe një i ri është lënduar në kokë, shkruan nova.rs.

Sot në orën 10 filloi seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të qytetit të Novi Sadit, ku diskutohet për shkarkimin e kryetarit Milan Gjuriq për shkak të tragjedisë së paprecedentë në Stacionin Hekurudhor.

Menjëherë pas fillimit të seancës ka pasur disa incidente dhe në një moment qytetarët janë mbledhur para Bashkisë dhe kanë tentuar të hyjnë brenda.

Arkada e një të riu u lëndua në një konfrontim me policinë, të cilit iu dha ndihma e parë në ndërtesë.

Ndryshe, qytetarët po kërkojnë shkarkimin e kryetarit pas vdekjes së 15 personave, kur u shemb streha prej betonit e Stacionit Hekurudhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat