Presidenti rus Vladimir Putin ka testuar sot raketat hipersonike në Mesdheun lindor, si pjesë e stërvitjeve ushtarake të marinës ruse.
Për disa ekspertë testimi i raketave ne Mesdhe mund të konsiderohet si kërcënim për perëndimin, shkruan Daily Mail.
Fregatat e marinës ruse të pajisura me raketa lundrimi hipersonike të gjeneratës së re kryen stërvitje në pjesën lindore të Mesdheut , njoftoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes.
Ekuipazhet e fregatës lëshuan raketa hipersonike kundër anijeve Zircon, ndërsa një nëndetëse ruse lëshoi një raketë lundrimi Kalibr, një tjetër armë e aftë për të mbajtur një kokë bërthamore, tha ministria në deklaratën e saj.